3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Prokurorët: Trump manipuloi të dhënat e biznesit për të ndikuar tek zgjedhjet

Ish-Presidenti Donald Trump u akuzua të martën për 34 akuza penale që lidhen me falsifikim të të dhënave të biznesit.

Sipas prokurorëve, duke filluar nga gushti i vitit 2015, zoti Trump orkestroi një skemë të paligjshme, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, skemë që parashikonte, blerjen e informacione negative që lidheshin me të, për të mos lejuar publikimin e tyre, pasi mund t’i dëmtonin shanset për t’u zgjedhur. Zoti Trump u deklarua i pafajshëm para një gjykatësi në Nju Jork. Ai më pas bëri një dalje të publike, nga rezidenca e tij në Mar-A-Lago.

Në reagimin e tij të parë pas njohjes me akuzat, ish-presidenti bëri kritika të ashpra, duke i quajtur ato të motivuara politikisht. Në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida të martën në mbrëmje, ish-presidenti foli para mbështetësve, duke hedhur akuza të shumta, në një fjalim, që sipas vëzhguesve i ngjante një fjalimi elektoral. Ai ishte i ashpër me prokurorin Alvin Bragg, si dhe me gjykatësin e çështjes Juan Merchan edhe pse ishte paralajmëruar disa orë më pare në gjykatë që të mos përdorte një retorikë nxitëse. Ish-Presidenti këmbëngul se çështja ndaj tij është një sulm politik, që synon të dëmtoj ambiciet e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Kurrë nuk kam menduar se diçka e tillë do të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer ka qënë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë. Që nga fillimi, demokratët e përgjuan ekipin tim elektoral. Ata më sulmuan me hetime të rreme për Rusinë dhe Ukrainën. Dështuan me gjyqet në Kongres për shkarkimin tim. Bastisën në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese rezidencën time në Mar-a-Lago”, tha ai.

Zoti Trump tha se demokratët i kanë shtuar përpjekjet duke ngritur akuza penale ndaj presidentit të 45 të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo padi e rreme u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet. Sistemi ynë i drejtësisë nuk funksionin. Ata po e përdorin atë tani, përveç gjithçkaje tjetër, për të fituar zgjedhjet”.

Zoti Trump kryson në garën mes kandidatëve republikanë për zgjedhjet e vitit 2024. Ai sulmoi mbrëmë ashpër prokurorin dhe gjykatësin që po trajton çështjen e tij, pavarësisht se ishte këshilluar disa orë më parë që të mos përdorte retorikë nxitëse.

“Ja ku jemi tani. Kam një gjykatës që e urren Trump-in, me një grua që e urren Trump-in. Vajza e tyre ka punuar për zonjën Kamala Harris dhe tani paguhet nga fushata Biden-Harris”.

Shumica e republikanëve që po kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë ose që kanë në plan të shpallin kandidaturën, kanë shprehur mbështetje për zotin Trump, duke thënë se hetimet ndaj ish-presidentit janë të motivuara politikisht.

Akuzat janë bazuar në pagesën prej 130,000 dollarësh për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump. Pagesa u bë nga avokati i zotit Trump Michael Cohen, i cili ka thenë se çdo veprim e ka bërë i udhëzuar nga ish-presidenti. Si pjesë të skemës, prokurorët e Manhatanit përmenden edhe dy raste të tjera pagesash. Njëra prej 150,000 dollarësh, që David Pecker, një mik i zoti Trump dhe botuesi i revistës National Enquirer, i bëri ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, e cila gjithashtu pretendon se ka patur një marrëdhënie me zotin Trump në mesin e viteve 2000.

Po kështu zoti Pecker pagoi me 30 mijë dollarë, për portierin e kullës Trump, i cili pretendonte se zoti Trump kishte një fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore. Një histori që më vonë rezultoi të ishte e pavërtetë, por që megjithatë zoti Cohen i kishte kërkuar zotit Pecker, që të mos e prishte marrëveshjen që garantonte heshtjen e tij mbi këtë rast të supozuar.

Prokurorët pretendojnë se nuk është një, por disa raste që provojnë se ish kandidati Trump, ka shpenzuar fonde për të ndikuar në procesin zgjedhor të 2016 e të gjitha këto u regjistruan në mënyrë të rreme si shpenzime ligjore, siç tha dje prokurori Bragg.

“Tridhjetë e katër deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera. Këto konsiderohen vepra penale të rënda në shtetin e Nju Jorkut, pavarësisht se kush i kryen ato”, tha prokurori Bragg.

Akuzat penale ndaj ish-presidentit u miratuan nga një juri e madhe. Ato u kritikuan menjëherë nga aleatët republikanë të zotit Trump. Disa ekspertë ligjorë kanë ngritur pikëpyetje rreth tyre, të tjerë e shohin si dëshmi të funksionimit të sistemit të drejtësisë.

“Çështja do të shqyrtohet bazuar në ligje dhe fakte. Dhe gjithashtu nuk mendoj se ajo do ta ndihmojë zotin Trump, në sytë e opinionit publik, sepse shumica e amerikanëve duan që procesi ligjor të funksionojë plotësisht dhe në mënyrë të drejtë, edhe kur bëhet fjalë për një ish-president”, thotë Paul Schiff Berman, profesor i të drejtës në Universitetin George Washington.

Mes atyre që u mblodhën jashtë gjykatës së Nju Jorkut të martën kishte mbështetës dhe kundështarë të zotit Trump.

“Ai është një mashtrues. Ai vazhdon ende të mashtrojë shumë njerëz, por jo njujorkezët. Shpresoj që ata të shohin rrugën e drejtë”, thotë Jennifer Fisher, kritike e zotit Trump.

Por mbështetësit e ish-presidentit mendojnë ndryshe.

“Unë mbështes presidentin tim, Donald Trump, presidentin më të madh në historinë amerikane, ndoshta udhëheqësin më të mirë që ka patur ndonjëherë planeti tokë”, thotë Dion Cini, mbështetës i zotit Trump.

Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump, është një risi për sistemin amerikan të drejtësisë, pasi është hera e parë që një ish president akuzohet sipas kodit penal. Rasti është i komplikuar edhe për vetë natyrën e akuzave, pasi ka mendime të ndryshme nga ekspertët se sa bindëse do të jenë provat e prokurorëve, pasi dëshmitari kyç, duket të jetë ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, vetë diskredituar si i pabesueshëm më parë dhe i dënuar në vitin 2018 për deklarata të rreme, ndonëse ai vetë thotë se ka ndryshuar dhe se po thotë tashmë vetëm të vërtetën. Seanca e ardhshme është lënë për në muajin dhjetor. Prokurorët kanë kërkuar fillimin e gjyqit në janar, por avokatët mbrojtës kanë kërkuar shtyrjen deri në pranverë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img