Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, teksa u bë e ditur se Kurti është thirrur që të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 16 qershor nga ora 09:30.
Ftesa, Kurtit i ka prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi. Gashi është udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, kurse Krasniqi prokuror special në këtë departament.
Klankosova.tv ka provuar që të marrë përgjigje zyrtare dhe nga Qeveria edhe nga Prokuroria Speciale se për çka saktësisht është ftuar Kurti të dëshmojë, por deri në publikimin e këtij lajmi, asnjëra palë s’ka dhënë përgjigje.