8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Projektrezoluta kundër raportit të Dick Marty, Rama: Ka 0 fakte për trafik organesh në luftën e Kosovës, KiE të kërkojë falje

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp në Bruksel ka folur edhe në lidhje me projektrezolutën e propozuar nga mazhoranca kundër raportit të Dick Marty për trafikim organesh në luftën në Kosovë.

“U nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër, apo nga zëdhënësa rusë prandaj çfarë thashë është se duke parë fakte, janë 0 fakte apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve. Kjo gjykatë e Hagës është krijuar në bazë të këtij raporti. Ka qenë ky raport përplot me gjepura që ka sjellë në jetë këtë gjykate Speciale. Nuk ka sjellë asgjë 0. Kërkojmë t’i themi botës se kjo ishte një maskaradë, nëpërmjet një sasie të madhe balte të hedhur ndaj luftës së UÇK-së, Nuk është akuzë janë fakte dhe nuk ka asnjë provë të kush e di se sa hetimeve që ka pasur trafikim të organeve njerëzorë të udhëhequr nga UÇK, që ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar në gjithë botën. Askush nuk mund të përpiqet ta përshtjellojë në një mënyrë tjetër. 

Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Europës dhe KiE duhet të gjejë kurajon të dalë përballë e të thotë na falni, sepse nuk mundeni, institucione kaq demokratike nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Në një vend që gjëra të tmerrshme kanë ndodhur. Asgjë personale, nuk e njoh, as nuk dua njoh, por është kjo që duhet bërë e ditur me emrin që ka derisa të ketë një provë sado të vogël të të kundërtës. Është e pamundur të akuzosh një popull të tërë që u çlirua nga bashkëpunimi i NATO-së dhe vendeve demokratike kundëe makinerisë së Slobodan Milloshevic dhe të hidhen në thellësinë më të madhe të plehrave gazetareske. Ka të bëjë me raportin e atyre që kanë mbështetur KE. Shqipëria është vogël të ndëryshojë fatin e një vendi me vendimmarrje të lartë, por kjo i përket të kaluarës”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img