1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Projektligji që përçau VV-në” – sillet sot në Kuvendin e Kosovës

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet në parim projektligji nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Projektligj ky që e ndau Lëvizjen Vetëvendosje në dysh.

Ligj ky i cili ngjalli debate të mëdha e ku mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pati mospajtime të mëdha nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve.

Në seancën ku ishte shqyrtuar ky projektligj dhe kishte dështuar dy herë të votohej nëntë deputetë të mazhorancës ishin kundër.

Deputetët që votuan kundër ishin, Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Arta Baralija, Bahrim Shabani, Erxhan Galushi, Duda Balje, Fidan Jilta.

Në votim nuk kishte pjesë fare deputeti që e kundërshtoi ashpër këtë ligj, Eman Rrahmani dhe bashkëpartiaku i tij, Gramos Agusholi.

Ky ligji kishte ngjallur debate midis deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe deputetes Saranda Bogujevci.

Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës, pas disa javësh pritët të mbajë seancën ku do të shqyrtohen pika të rendit të ditës të mbetura nga seancat e kaluara që nuk kanë arritur të përfundohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img