1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Projektligji për Trustin në duart deputetëve, këto janë procedurat deri në ditën e votimit

Projektligji për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës, pa mendim të Qeverisë të enjten iu është dërguar sërish deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta shqyrtuar para se të hidhet në votim.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka treguar procedurat e këtij Projektligji për të arritur tek dita kur do të hedhet në votim.

Ai tha se Projektligji së pari duhet që të diskutohet në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere që më pas të hynë në rend të ditës për votim.

“Të enjten projektligji iu ka shpërnda deputetëve, tash komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere duhet ta trajtojë. Komisioni e ka për obligim që brenda dy jave ta trajton mandej dy deri në katër jave sipas rregullores duhet të vjen në seancë për votim”, tha Haxhiu.

Por, ende nuk dihet se kur ky Projektligji do të diskutohet në komision.

FrontOnline, ka provuar që të marr një përgjigje nga kryetari i këtij komisioni, Armend Muja, por ai nuk i është përgjigjur interesimit të portalit.

Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Ferat Shala, për FrontOnline, tha se ende nuk kanë informacion se kur do të trajtohet ky projektligj në komision.

“Ende s’kemi informacion, ne nuk kemi informacion sot është projektligji për produkte ndërsa sa i përket trustit ende nuk kemi informacione se kur do të trajtohet në komision”, tha Shala.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën në Prishtinë do të mbahet protestë ku do të kërkohet që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Organizatorët, kanë bërë thirrje që sa më shumë qytetarë t’u bashkohen atyre, duke vlerësuar se në të kundërtën, partia në pushtet do t’i akuzojë që kërkesa nuk është e popullit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img