Site icon PrishtinaPress

Projektligji për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 14:00.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se në rend të ditës do të jetë procedimi për mendim në Qeveri i nismave ligjore për parandalimin dhe luftim e COVID-19.

1.1.Projektligji për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

1.2.Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID 19”,

1.3.Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007,

Tutje në njoftim thuhet se për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Exit mobile version