1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Projektligji për pagat, Haxhiu: Nuk janë përfillur kërkesat e SBASHK-ut

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka kritikuar Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik që është hartuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se nuk janë marrë parasysh kërkesat e organizatave dhe sindikatave që marrin paga nga buxheti i shtetit të Kosovës.

“Ky do të duhej të ishte një prej ligjeve më të rëndësishme për punëtorët e administratës, për shërbyesit civilë, për mësimdhënësit, për profesionistët shëndetësor, për ushtarët, për policët, për zjarrfikësit dhe për të gjithë ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës”.

“Do të duhej të ishte si një lloj ditë feste për ta sepse deputetët, të zgjedhurit e tyre, janë duke e votuar dhe po e përmbushin një detyrë të atyre që me përkushtim dhe me profesionalizëm ushtrojnë funksionet shtetërore”.

“Për fat të keq ky projektligj po vjen në votim duke u shpërfillur të gjitha kërkesat e sindikatave dhe organizate punonjëse që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img