Krijuesit e njohur, Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi po rikthehen sërish.
Pas një pauze të gjatë ata kanë nisur punën në një projekt muzikor për këngëtaren e njohur dhe të sukseshme Lori Kaçka, shkruan lajmi.net
‘Një takim’ mban titullin kënga e punuar nga ta ndërsa Lori ndihet shumë e lumtur për rikthimin e çiftit, bashkëpunëtorëve të saj shumëvjeçar dhe pretendon se ky projekt muzikor i punuar nga ta e që është baladë do të jetë kënga më e bukur gjatë gjithë karrierës së saj.
“Më në fund – foto me bashkepunëtorët e mi shumevjecar Aiden, Armendin dhe @darkodimitrov. Jam shuuumë e lumtur – më duket se kënga ” Nje takim” të cilën e punuam këto ditë do të jetë balada më e bukur e karrierës sime gjer sot’’ është shprehur Lori.