Në 5 shkolla fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës, ka filluar pilotimi i ditarëve elektronik me ç’rast notat nuk mund të ndryshohen.
Tribuna Channel ka vizituar edhe shkollën e mesme elektro-teknike “Gjin Gazulli”, ku sipas drejtoreshës së kësaj shkolle ky projekt është mirëpritur nga nxënësit dhe nga profesorët por theksoi se prapë se prapë ka vështirësi, sepse sipas saj ndodh që programi nuk është aktiv për një periudhë të caktuar.