Site icon PrishtinaPress

Projekt-kodi civil “i pakalueshëm” me përmbajtjen aktuale të Kuvendit

Në një të ardhme jo shumë të largët, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përballen sërish me një temë të vjetër.

Projekt-kodi Civil do t’u dërgohet atyre përsëri për votim.

Miratimi unë besoj që duhet të jetë brenda kësaj legjistrature. Mendoj që sado që mund ta shtyjmë për legjistraturën tjetër, do të ballafaqohemi me të njëjtat diskutime, me të njëjtat trajtime, vetëm varet se si do të jetë kompozicioni i deputetëve në Kuvend. Prandaj, nuk është që ne po i ikim përgjegjësisë, ose që do të duhej t’i iknim përgjegjësisë duke ia lënë dikujt tjetër.” tha Mimoza Kusari Lila.

Megjithatë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, thekson se pozicionet e deputetëve kundërshtues nuk kanë ndryshuar.

Prandaj, ajo kërkon ndihmën e opozitës.

Është një projektligj i rëndësisë së veçantë i cili kalon përtej vijave ndarëse politike në raport me pushtetin dhe opozitën”, shtoi Lila.

Mos miratimi i këtij dokumenti të rëndësishëm konsiderohet se mund t’i shkaktojë probleme Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Exit mobile version