Site icon PrishtinaPress

Programi i ri politik i LDK-së, Bajqinovci: “Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me programin e ri politik “Rruga e Re” të LDK-së.

Bajqinovci ka shkruar në Facebook, se kjo rrugë pa Kurtin është rruga për në Prapshticë, duke asocuar këtu tek vendlindja e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

“”Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë”, ka shkruar Bajqinovci.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se tashmë është drejt finalizimit programi politik i partisë së tij i quajtur “Rruga e Re”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky program shtron hapur vizionin e LDK-së për “shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngufatur vendin tonë”.

“‘Rruga e re’ shtron hapur vizionin tonë për shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngufatur vendin tonë tash e sa kohë; projekton rikthimin në fundamentet shtetare të Republikës – ato të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit”, ka shkruar Abdixhiku.

Exit mobile version