9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Profi Mil dje i kritikoi ashpër pushtetin e LVV-së në Veri, megjithatë sot e lavdëron!

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, babai i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar dje qeverisjen e LVV-së në Mitrovicën Veriore rreth disa ndërtimeve pa leje.

“Në Mitrovicën e Veriut po vazhdojnë ndërtimet e financuara direkt nga Serbia, pa lejen e institucioneve tona. Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, nuk guxon të bëjë cik. Qeveritarët tanë kur flasin për “sundim të ligjit”, thjesht gënjejnë, mashtrojnë. Na thonë se gjoja po e mbajnë ndërtesën e komunës në Leposaviq, ndërsa nuk guxojnë të ndalin ndërtimet pa leje në Mitrovicën e Veriut, bile edhe në Lagjen e Boshnjakëve. Kanë gjetur injorant që u besojnë mashtrimeve, ua pafshin hajrin”, ka shkruar ai.

Mirëpo, një ditë më von, sot, ai ka ndryshuar qasjen. “Mitrovica e Veriut ndalon ndërtimin e një objekti, Atiq: Duhet të respektohen ligjet e Kosovës” (Nacionale, 20 korrik 2023) Dje kam shkrue per këtë ndërtesë. Më vjen mirë që sot iu kanë vu shiritat. Falënderoj miqtë e mi nga veriu i Mitrovicës që më mbajnë të informuar. Qytetaria është vlerë.

Kujtjomë se sot kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Erden Atiq ka njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit nga Komuna e Mitrovicës Veriore ka filluar inpektimin e disa objekteve që po ndërtohen në këtë qytetet dhe se kanë hasur në ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore.

Gjatë inspektimit Atiq ka thënë se një objekti në ndërtim e sipër i janë ndalur punimet duke i vendosur shiritat pasiqë nuk i ka plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Mitrovicës Veriore ka inkurajojuar qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundertën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi.

“Drejtoria e Inspekcionit nga komuna e Mitrovicës Veriore ka vizituar vendpunishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore.

Në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punëve deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Inkurajojmë qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundertën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi” ka shkruar Atiq në facebook

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img