0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Profesori shqiptar në Zvicër, Kurtit: Ke këshilltarë jo mirë të informuar

Profesori i njohur shqiptar në Zvicër, Dr. Taulant Muka, i cili është profesor i asociuar në epidemiologji dhe mjekësinë parandaluese në Bernë, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin thotë se ka këshilltarë jo mirë të informuar.

Duke marrë shkas nga përgjigjet e Kurtit drejtuar diasporës dhe arsyetimeve të tij për kufizimin e hyrjes në Kosovë, profesori Taulant Muka thekson se 10% e udhëtarëve rezultuan pozitivë jo sepse ka probleme me testet, por pasi jo të gjithë ishin testuar para nisjes.

“Kjo për shkak se të vaksinuarve nuk u kërkohej testimi para nisjes. Një e dhënë e fundit tregon se në një restorant në Norvegji, nga 120 qytetarë të vaksinuar me dy doza, mbi 60-80% kanë rezultuar të infektuar”, shkruan Muka.

“Studimi nga Afrika e Jugut që i referohet kryeministri për uljen e imunitetit natyral, është një studim me shumë probleme metodologjike. Edhe nëse rezultati i studimit do ishte korrekt, studimi tregon se mbrojtja nga imuniteti natyral ndaj riinfeksionit është në nivelin 75%; pra më shumë se një i vaksinuar 1 muaj pas vaksinimit”.

“Mungesa e kapaciteteve shkencore e renditi Kosovën në 5 vendet me vdekshmerine më të lartë në Europë/botë (rreth 74% rritje e vdekshmërisë totale), edhe pse ka popullatën më të re dhe më pak të rrezikuar nga Covid-19! Kur do mësojmë nga gabimet”, përfundon ai, shkruan albinfo.ch.

Ndryshe, Kryeministri Kurti u është përgjigjur sot mërgimtarëve rreth masave të miratuara së fundmi nga Qeveria e Kosovës, masa këto që afektojnë mërgimtarët të cilët vijnë në pushime në vendlindje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img