Profesori nga Vushtrria i njohur në Tik Tok, Lulzim Paci, është sqaruar për videon e shpërndarë, ku shihet një nxënës i tij duke kryer akrobacione në orën e mësimit.
Paci, për Klankosova.tv, ka thënë se nxënësi është problematik edhe për profesorët e tjerë, duke shtuar se në momentin kur e ka kryer akrobacionin, paraprakisht këtij i kishte thënë që do të shkonte në banjë.
“Nxënësi në fjalë që shihet në video ka kërkuar të shkojë në banjë, ai edhe te mësimdhënësit e tjerë njihet se është problematik dhe jo vetëm tek unë”.
“Sipas rregulloreve, unë nuk kam të drejtë t’ia mohoj të shkojë në banjë për nevoja të tij, unë i kam thënë shko në banjë. Ai gjatë kohës kur ka dashtë të shkojë, i ka bërë ato akrobacione, edhe unë i kam thënë nëse vazhdon kështu do ta thërras kujdestarin tënd”.
“Kujdestari i tij është i njoftuar për këtë rast, ky nuk është problem vetëm tek unë por edhe te mësimdhënësit e tjerë”.
“Nxënësit i është tërhequr vërejta që të mos ndodh më ky rast. I kam thënë nëse vazhdon kështu do ta thirri edhe prindin, por edhe nëse është nevoja kështu do të marrim masa tjera, nuk e lejoj të bëjë kështu në orën time të mësimit”, ka thënë Paci për Klankosova.tv