0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Profesori i UP-së që mori 7 mijë euro pagë për një muaj

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Safet Merovci, mori një pagë prej 7 mijë e 289 eurosh në muajin janar të këtij viti.
Siç njofton Klan Kosova, për katër muajt e parë të vitit 2016, Merovci ka marrë një pagë mesatare prej rreth 4 mijë eurosh.

Profesori i cili ligjeron në Fakultetin Ekonomik e arsyeton pagën me angazhimin e tij në universitet. Në një prononcim për Klan Kosovën, ai ka thënë se mban mësime shtesë për të rritur shumën e pagës së tij.

“Rroga e profesorit të asocuar neto është 1,238.23 euro. Paga shtesë është edhe për gjashtë orë mbi normë, që e mbajmë mësimin në Master. Ekonomiku e ka edhe degën në Mitrovicë. Shtesat i marrim vetëm përmes ligjeratave”, ka thënë Merovci.
Merovci thotë se nuk merr para pa vendim ligjor, dhe se të gjitha transaksionet e pagës së tij bëhen përmes bankës, shkruan Insajderi.
“Asnjë cent nuk e marrë pa një vendim ligjor dhe të gjitha përmes kontos”, pohon profesori i Fakultetit Ekonomik.
Ndërsa ish-ministrja e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, Justina Pula, e cila ligjëron në Universitetin e Prishtinës, merr një pagë mesatare prej 2 mijë e 800 eurosh në muaj në këtë institucion.
Siç njofton televizioni Klan Kosova, ish-ministrja e cila ligjëron në Fakultetin Ekonomik në UP, Justina Pula, për katër muaj gjatë këtij viti ka marrë 11 mijë e 260 euro nga paga e saj.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Safet Merovci
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Safet Merovci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img