Profesori i sigurisë kibernetike, Blerton Abazi ka shpjeguar metodologjinë e hakerëve kur sulmojnë shërbimet online në një vend.
Ai, duke folur në Pressing në T7 për sulmin në Shqipëri, tha se sulmi ka qenë i mirëorganizuar.
“Me vetë faktin që e kanë marrë tërësisht sistemin e e-Albania, kjo do të thotë që ky ka qenë një sulm më i madh se zakonisht”, theksoi Abazi.
Ai ka thënë se hakerët synojnë tre hapa kryesorë kur organizojnë sulmet, duke theksuar se shtete si Rusia kanë grupe hakerësh që i përdorin për sulme si këto të fundit në Kosovë.
“Janë tre hapa: I pari është me i paralizu shërbimet, i dyti me kolapsu komplet sistemin dhe i treti është me kriju kaos”, theksoi ai.
Abazi vlerësoi se kur shërbimet online ndodhen nën sulme të tilla, duhet pasur kujdes që të mos krijohet panik te qytetarët.
“Ne nuk duhet të krijojmë panik te qytetarët për sulmet kibernetike”, deklaroi profesori Abazi.