1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Profesori i njohur: Para fundit të prillit nuk mund të ktheheni si më parë

Maurizio Viecca, Drejtor i Departamentit të Specialiteteve të Lartë në spitalin “H.Sacco” të Milanos, tha se në Europë do të duhen të paktën dy muaj, që epidemia të kalojë.

Në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo, mjeku tha se aty ku merren masa ka shenja pozitive, ndërsa në Shqipëri parashikoi fundin e Prillit si rënie të epidemisë.

“Epidemia ka arritur thuajse në kulmin e saj në pjesen e veriut të Italisë, ndërsa në qendrën e jugut do jetë në kulmin e saj në një fazë prej disa ditësh. Tashmë në veri  duhet te fillojë pjesa e rënies, por shenja të mëdha ende nuk jemi duke pare.  Por ka disa shenja pozitive, meqe aty ka 15 ditë që janë marrë masa të forta. Edhe periudha e inkubimit është po aq. Por ne Itali nuk u moren masat që u morën në Shqipëri. Aty kur u kuptua problemi u vendos pa asnje dyshim se cfare duhej bere, duke u kthyer ne nje model per te gjithe boten.  Por ne Itali, ne Alngli ne France, Spanje dhe Amerike nuk u be si ne Shqiperi prandaj edhe paten probleme. Nuk e kuptoj se çfarë presin? Por ajo që ka ndodhur, ka ndodhur.

Ne Europë kulmin e saj epidemia do dojë së paku dy muaj që të kalojë, ndërsa në Shqiperi besoj se deri në fund te prillit. Përpara fundit te prillit apo fillimit të majit nuk mund te ktheheni si më parë. Duhet të tregoni shumë kujdes. Sidomos duhet të bëni kudjes me njerëzit që duan të vijnë në Shqipëri. Po aq nga italianët të cilët vijnë në Shqipëri në një numër të madh./Opinion.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img