Site icon PrishtinaPress

Profesori i Medresesë mbulon komplet fytyrat e nxënëseve të gjeneratës që e përcolli

Profesori i medresesë në Gjilan, Muhamed Dërmaku ka shokuar me veprimin e tij, në njoftimin ku ka treguar se ka përcjellë gjeneratën e katër të paraleles ku janë veç vajza.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thurur lavde për maturantet në fjalë.

Por, për çudi kur ka publikuar fotografinë e tyre, ka marrë mundin që t’ua mbulojë fytyrën e secilës prej tyre.

“Ato paskan thurur fjalë të mira për mua, por realiteti është se ato ishin të mirat e shkollës. Ishte një klasë tejet e kompletuar në mësim, sjellje, fetari, edukatë e respekt. Mjafton të kuptohet, që e tërë klasa shënuan vetëm 60 mungesa gjatë tërë vitit shkollor 2023/24. Tri nxënëse në klasë, për tri vjet shkollim, nuk u shënuan asnjëherë në mungesa”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jam krenar që isha kujdestari i tyre, që patën durimin të më durojnë si prindin e tyre. Allahu i ruajtë nga çdo e ligë dhe ua dhëntë të mbarën në jetë”

“Paçin suksese të shumta në jetë dhe qofshin ruajtëset më të dinjitetshme të familjes dhe vlerave fetare e njerëzore!”.

Exit mobile version