Site icon PrishtinaPress

Profesori amerikan: Veprimet e Kurtit po bëjnë që të harrohet sulmi në Banjskë

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po “e ndihmojnë Serbinë” dhe “po bëjnë që të gjithë të harrojnë për atë që ndodhi në Banjskë.

“Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin bela në një rajon, që Perëndimi e do vërtet të qetë, derisa merret me gjithçka tjetër që po ndodh në botë”, thotë Kanin në një intervistë dhënëRadios Evropa e Lirë.

Një ditë më herët, ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Qeveria e Kosovës po rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara me vendimin e saj për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb.

Kanin thotë se kjo “do të thoshte shumë, pasi SHBA-ja është mbrojtëse e Kosovës”.

Ai nuk e përjashton mundësinë e sanksioneve, por thekson se SHBA-ja “nuk do të shkojë aq larg dhe, thjesht, ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën”.

Kanin thotë se Kosova do të duhej ta shtynte sa më shumë që është e mundur zbatimin e vendimit për dinarin, ose ta revokonte tërësisht.

Profesori amerikan ka tërhequr vërejtjen se veprimet e Kurtit po bëjnë që të harrohet ajo se çka ndodhi në Banjskë, më 24 shtator.

Mendoj se Vuçiq nuk është i lumtur me atë që ka ndodhur në Banjskë. Me dorëheqjen e [ish-shefit të shërbimit informativ, Aleksandar] Vulin dhe me disa ndryshime të tjera, mendoj se Vuçiq po përpiqet ta pastroj shtëpinë e tij në heshtje dhe gradualisht, sepse Banjska vërtet është shndërruar në një pengesë për të.

Veprimet e Kurtit, edhe sa u përket kryetarëve, edhe vendimit për dinarin, e ndihmojnë Serbinë dhe bëjnë që të gjithë të harrojnë për Banjskën.

Exit mobile version