4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Profesori amerikan: Serbët e Kosovës janë futur në lojën e planeve serbe dhe ruse për të minuar rendin perëndimor

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se Aleksandar Vuçiq ringjalli projektin nacionalist serb të madh.

“Vuçiq ringjalli hapur projektin nacionalist serbomadh që e çoi Jugosllavinë në luftë tre dekada më parë, shkruan Joseph.

Sipas Joseph, Vuçiq e aplikoi atë filozofi në marrëdhëniet e tij me Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi.

“Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në vazhdimësi ka minuar sovranitetin, funksionalitetin dhe aspiratat euroatlantike të secilit vend”, thekson ai.

“Konspiracioni i armatosur serb”, i krijuar shtatorin e kaluar në Banjskë në veri të Kosovës – afër vendit ku janë vendosur trupat amerikane – sipas profesorit, synoi të ndante vendin me forcë.

“Duke përbuzur Uashingtonin, Vuçiq emëroi dy nga figurat e rralla të sanksionuara nga SHBA në qeverinë më të re serbe. Njëri prej tyre – zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, një “ish-shef famëkeq i inteligjencës” dhe ndihmës i Kremlinit – u takua përsëri me presidentin rus Vladimir Putin më 4 shtator, duke deklaruar se “Serbia është një aleate e Rusisë” dhe duke shtuar se “nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiq, Serbia kurrë nuk do të anëtarësohej në NATO dhe as nuk do të vendoste sanksione ndaj Federatës Ruse”.

Sipas Joseph, Serbia po e shfrytëzon situatën aktuale në Kosovë, sidomos atë të veriut.

“Tashmë të shfryrë nga fiaskoja e Banjskës, serbët e Kosovës janë afër të heqin dorë nga jeta në Kosovë – një rezultat që do të luajë me planet serbe dhe ruse për të minuar rendin perëndimor, multietnik në rajon”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img