-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Profesori amerikan: Nëse marrëveshja Kosovë-Serbi dështon, kjo është fitore për Rusinë e Kinën

Profesori në Universitetin John Hopkins, Edward Joseph ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja të rënda.

Kështu citohet ai nga “Zëri i Amerikës”, ku Joseph ka deklaruar se atëherë kjo do të ishte dështim i ShBA-së dhe BE-së, e fitore e Rusisë dhe Kinës.

“Nëse kjo marrëveshje dështon, do të ishte një dështim i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe do të ishte një fitore për Rusinë dhe Kinën, nuk di si ta bëj më të qartë se kaq.” – ka thënë ai.

Veç kësaj, profesori amerikan ka deklaruar se është në interesin e Kosovës dhe Serbisë që të zbatohet marrëveshja.

“Ne mendojmë se është në interesin më të mirë të Kosovës dhe Beogradit që të zbatohet kjo marrëveshje. Nuk mendoj se është një politikë e mirë për fuqitë ose entitetet e jashtme që t’i detyrojnë vendet të bëjnë diçka që nuk duan ta bëjnë ose mendojnë se nuk është në interesin e tyre më të mirë. Kështu që unë nuk e shoh këtë si një çështje që Shtetet e Bashkuara ofrojnë stimuj dhe pasoja. Kjo thjesht nuk është e dobishme sipas mendimit tim.” – tha ai.

Vlen të theksohet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për propozimin evropian më 27 shkurt, në takimin që u mbajt në Bruksel.

Ndërkaq, më 18 mars palët janë dakorduar për planin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img