Profesori amerikan Alon Ben-Meir, ka folur rreth mos ftesës në Samitin e Demokracisë të kryeministrit Albin Kurti nga ana e Presidentit Joe Biden, ai ka treguar se fajtori kryesor se përse Kosova u radhit me Serbinë dhe Bosnien është Kurti i cili nuk e ka vendosur dialogun me Serbinë si prioritet.
Ben-Meir ka thënë se fajtor kryesor për mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë është kryeministri Albin Kurti.
Ai thotë se sipas hulumtimeve të tij ka ardhur në përfundim se ky lajm i keq për Kosovë vjen si pasoj e veprimeve të Kurtit, i cili nuk e ka vendosur si prioritet dialogun me Serbinë por e ka radhitur si të katërtin.
“Por bazuar në hulumtimin tim si duket Kosova është përjashtuar për shkak se kryeministri Albin Kurti ende nuk e ka vendosur dialogun me Serbinë (pra angazhimin në procesin e pajtimit/normalizimit) si prioritet të lartë, që administrata Biden e sheh të nevojshme për të zgjidhur konfliktin me Serbinë”, ka thënë Ben-Meir.
Shkrimi i plotë:
“Kur ke parasysh faktin se shumë pak është zbuluar rreth Samitit për Demokraci, është vështirë të thuhet me siguri absolute se përse nuk u ftuan Kosova, Serbia dhe Bosnia. Por bazuar në hulumtimin tim si duket Kosova është përjashtuar për shkak se kryeministri Albin Kurti ende nuk e ka vendosur dialogun me Serbinë (pra angazhimin në procesin e pajtimit/normalizimit) si prioritet të lartë, që administrata Biden e sheh të nevojshme për të zgjidhur konfliktin me Serbinë. Megjithëse Kurti është i fokusuar në temat e këtij Samitit siç janë luftimi i korrupsionit, lufta kundër autoritarizmit dhe përparimi i të drejtave të njeriut, fakti që Kurti e vendos konfliktin me Serbinë si të katërtin në agjendën e tij nuk është pritur mirë në Washington.”, ka shkruar Alon Ben-Meir.