Rrahman Paçarizi, profesor universitar, u është drejtuar me një status deputetëve të Kuvendit të Kosovës derisa po mbahet seanca këtë pasdite.
Duke parë se deputetët po lexojnë fjalimet e tyre në seancën ku po flitet në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, profesori Paçarizi ka shkruar se ‘shumicës së deputetëve as 6 s’ua kisha vënë në lexim’.
Profesori Paçarizi madje ka thënë se disa po i përmendin disa fjalë të cilat nuk e dinë se çfarë kuptimi kanë.
Ky është postimi i plotë i Paçarizit:
Shumicës së deputetëve as 6 s’ua kisha vënë në lexim.
Merreni me mend, nja 90 për qind e tyre kur po i përdorin do fjalë si “sfida”, “imperativ” etj.
N’e ditshin çka po thonë, unë ha me qen.
P.S.
E kam fjalën për kohën e tyre të lirë, kur marrin pjesë në mbledhje, ka shkruar Paçarizi në facebook.