Kandidati i PDK-së, për deputet, Ferat Shala, është kthyer sërish aty ku shërbeu për disa vite si drejtor.
Ai ka takuar ish kolegët e tij, inxhinierë e minatorë të ndërmarrjes metalurgjike “Trepça”, të cilët i ka vlerësuar lartë për punën e tyre.
“Kënaqësi t’i takosh kolegët e vjetër, inxhinierë e minatorë duarartë të “Trepçës”! Pakkush si minatorët e “Trepçës” ia di vlerën tokës sonë. Askush si minatorët e “Trepçës” nuk i njohu vuajtjet e popullit tonë. Pakkush sa minatorët e “Trepçës” e patën ideal Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur përkrah vendeve të zhvilluara të Evropës”, ka thënë Shala.
Ai ka shtuar se ashtu sikurse në vitet e 90-ta, ashtu edhe tash Stantërgu i minatorëve reflekton plotë dritë.
“Stantërgu i minatorëve, ashtu sikur në vitin 1989, njëjtë edhe më 2019, reflekton plot dritë e shpresë për vendin tonë. Me fat, minatorë!”, është shprehur ai.