-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Producenti Kika: Për 250 euro që m’i dhanë mua, u ndanë gratë nga burrat

Kreshnik Husaj arsyetohet kundrejt dhjetëra prindërve nga Shqipëria, të cilët po e akuzojnë atë që ua mori qindra euro, në emër të një konkursi për talent shou, i cili nuk u mbajt kurrë.

Kika, siç njihet në publik, thotë se nuk ndihet fajtor që u mori 250 euro secilit prind, të cilët mendonin se fëmijët e tyre të bëhen pjesë e programit të tij Talent Shou.

Marrjen e të hollave e arsyeton me një lloj parakontrate me prindërit, madje ai thotë se ish-prindërit që hoqën dorë pa lejuar të realizohej fare projekti.

Husaj thotë se kurrë nuk e pranon se mashtroi, pasi nuk i largoi ky nga programi, por ata vendosën me vullnetin e tij të largonin fëmijët nga programi.

Ndërkaq akuzën se ai i gënjeu fëmijët se do t’i dërgonte në Amerikë për të realizuar reklama, e arsyeton me atë se i dështoi marrëveshja me një kompani amerikane.

Kika thotë se sa i përket asaj që thotë Albana Rodakaj nga Vlora, se e la në mes Prishtinës dhe nuk i doli në takim e as nuk ia pagoi biletën, e bëri pasi ishte në xhirime dhe s’kishte se si t’i përgjigjej.

Sipas tij, krejt biznesi i tij është legal dhe nuk është fiktiv. Si dëshmi, ai thotë se ekzistojnë emisionet e transmetuara në Youtube, të cilat thotë se i transmetoi edhe në disa televizione të vogla.

Ai thotë se ka licencë të biznesit, të cilin e ka të regjistruar në Kosovë e Shqipëri. Derisa mashtroi apo prishi marrëveshje me prindërit nga Shqipëria, Kika ka një mendim interesant për t’i kthyer të hollat që ua mori atyre.

Mund t’ua kthej vetëm atyre që nuk më lajmëruan në polici. Pavarësisht faktit se ua mori të hollat për shërbimin që nuk ua ofroi, Kika gjen kohë edhe tallet me nënat e fëmijëve, të cilat thotë se u ndanë nga burrat për 250 euro.

Kreshnik Husaj e mohon edhe këtë audioincizim, ku dëgjohej duke i kërcënuar disa nga prindërit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img