-1.3 C
Pristina
Saturday, January 4, 2025

Buy now

spot_img

“Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent”, SHBA-ja e Britania të kënaqura me certifikimin e Listës Serbe

Gjykata Supreme e Kosovës, të martën njoftoi se ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk vonoi dhe deklaroi se vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.

Për këto zhvillime kanë reaguar ambasadat e huaja të akredituara në vend.

ShBA-ja tha se është e kënaqur me vendimin e KQZ-së.

“Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo tentim për të politizuar procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.

Edhe ambasadori i Britanisë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës kanë dëshmuar se janë të gatshme ta sigurojnë zbatimin e sundimit të ligjit.

“E mirëpres certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë se sundimi i ligjit zbatohet dhe nuk mund të minohet nga përshtatshmëritë politike”, ka thënë ai në një postim në platformën X.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img