1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Procesi maratonik në Hagë, cili është kalendari i gjyqit ndaj Thaçit dhe të tjerëve për këtë vit?

Gjykimi nisi më 3 prill dhe seanca për ish-krerët e UÇK-së do të ketë gjatë gjithë këtij viti. Por, këtu s’përfundon asgjë. Trupa gjykuese në Hage dhe juristë të ndryshëm në Kosovë, thonë se gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve mund të zgjasë me vite.

Pasi Prokuroria, të akuzuarit dhe mbrojtja i kanë thënë fjalët e tyre fillestare, në Hagë, në javën e dytë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur intervistimi i dëshmitarëve.

Intervistimi i dëshmitares së parë është bërë sot në një seancë të mbyllur, ku mediat nuk kanë pasur mundësinë ta dëgjojnë fjalën e saj.

Gjykimi që nisi tre vjet pasi është ngritur aktakuza për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Në Kalendarin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë vendosur të gjitha datat kur do të ketë gjykim gjatë vitit 2023.

Në javën e parë të prillit gjykimi ka vazhduar tri ditë radhazi. Në ditën e parë, më 3 prill, Prokurorët specialë kanë prezantuar akuzat e tyre dhe janë fokusuar ta paraqesin UÇK-në, si formacion i mirëorganizuar, ku Shtabi i Përgjithshëm kishte kompetencat ekzekutive. Të nesermën, më 4 prill, është deklaruar mbrojtja e Thaçit dhe vetë Thaçi, mbrojtja e Veselit, mbrojtja e Selimit dhe vetë Selimi. Më 5 prill, është deklaruar mbrojtja e Krasniqit, si dhe vetë ai.

Nga sot ka nisur pjesa e dëshmitarëve për rastin Thaçi dhe të tjerët. Gjatë kësaj jave ka tri ditë gjykim, ndërkaq javën e ardhshme, do të ketë gjykim më 17,18,19,20 prill.

KSC/SPO

Në javën e parë të majit do të ketë seanca nga e hëna deri të premten për gjykimin e ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shalës. Në javën e dytë të majit, do të vazhdojë gjykimi për Thaçin dhe të tjerët.

KSC/SPO

Edhe në qershor, në dy javët e para do të ketë gjykim vetëm ndaj Shalës, e në gjysmën e dytë të muajit, vazhdojnë seancat për Thaçin me grupin e tij.

Në korrik do të ketë seanca për Shalën ndaras dhe për grupin e Thaçit. Prej 24 korrikut, deri më 11 gusht, do të shkohet në pushim veror.

Nga vjeshta, do të mbahen seanca vetëm për Thaçin dhe të tjerët, ndërkaq nga 18 dhjetori deri më 5 mars, gjykata do të jetë në pushim dimëror.

Juristë të ndryshëm besojnë se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të zgjasë me vite, edhe deri në 10 vjet, për shkak të lëndës voluminoze dhe dëshmive që do të paraqesin Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve.

Gazeta britanike “The Guardian”, ia ka dedikuar një shkrim të gjatë gjykimi të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ai do të zgjasë deri në 6 vjet.

“Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit”, shkroi ndër të tjera “The Guardian”.

Trupi gjykues ka thënë më 20 mars se nëse Prokuroria e Specializuar vazhdon përpara me përllogaritjen e paraqitur sa i përket dëshmitarëve, atëherë asaj do t’i duhen 6 vjet e gjysmë kohë vetëm për të marrë në pyetje dëshmitarët e saj. ZPS-ja deri më tani ka paraqitur 312 dëshmitarë, të cilët do të merren në pyetje nga ajo, por edhe nga mbrojtja./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img