Ka dështuar votimi i rektorit të ri të UP’së në rundin e parë dhe të dytë pasi nuk kishte shumicë votash.
Gazetarja e T7, Laura Çelaj, që po qëndron atje, raporton se në rundin e parë kanë qenë 3 abstenime, 2 vota për Faton Berishën, 4 për Isak Shabanin.
Ndërsa në rundin e dytë: Faton Berisha 3 vota, Isak Shabani 3 dhe 3 abstenime.
Kandidatë tjerë janë But Dedaj dhe Sefer Avdijaj.
Tashmë ka filluar rundi i tretë.
Aktualisht pozitën e rektorit e mban Qerim Qerimi.