-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Procesi i Berlinit/ Liderët e Ballkanit Perëndimor nesër në Tiranë, Kurti nuk konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka konfirmuar nëse do e pranojë ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e takimit informal që do të mbahet nesër në Tiranë, mes 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor.

4 shtetet e tjera, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ditës së nesërme, shkruan TV Klan.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe Komisioneri për Zgjerimin e Komisionit Europian, Oliver Varheyly do të drekojnë së bashku me kryeministrin Rama në Vilën 30 mesditën e së hënës, ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kryeministri Rama ndërmori një tur rajonal në 5 vende të Ballkanit, në kuadër të nismës së Procesit të Berlinit. Rama vizitoi edhe Kosovën, ku kreu disa takime me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo “përplasje” mes tyre erdhi pasi më herët kryeministri Rama anuloi takimin e përbashkët mes dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img