-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale mund të nisin shumë shpejt

Në bazë të një deklarate të kryetares së Dhomave të Specializuara, Eketarina Trendafilova, pas emërimit të gjykatësve, shumë shpejt pritet të miratohet edhe Rregullorja e Procedurës dhe Provave që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore në këtë Gjykatë.

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar David Schwendiman, shumë shpejt mund të ngrejë aktakuzat e para për krime lufte ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së pasi shpejt pritet miratimi i Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

“Përshëndes emërimin e juristëve me kualifikime të tilla të larta. Secili prej tyre padyshim që do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit tonë të administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase. Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare, të cilën unë do ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorja e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara, që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara”, deklaroi kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img