1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Procedohet Projektligji për Pagat dhe Zyrtarët Publik, Sveçla jep detajet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka proceduar për konsultime paraprake Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët publik.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se dy Projektligjet do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike.

“Me qëllim të rregullimit adekuat të kornizës ligjore, projektligji do t’i adresojë problemet të cilat janë shfaqur në praktikë dhe në aspektin ligjor gjatë zbatimit të ligjit në fuqi për Zyrtarët Publik si dhe do të jetë në harmoni me rekomandimet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Të dyja këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike sa i takon të drejtave, profesionalizimin e administratës publike sa i takon shërbimeve dhe qëllimit se përse ekziston administrata dhe padyshim rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. Shërbimeve publike për qytetarët, bizneset dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë qëllimi parësor i rregullimit të administratës ndaj ne besojmë se ky qëllim është adresuar në këto dy nisma ligjore”, ka shkruar ai.

Sveçla poashtu ka thënë se pas miratimit në qeveri e kuvend do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikë së Kosovës.

“Projektligjet do të kalojnë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img