0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Problemi me deponitë e egra, cili qytet në Kosovë ka më së shumti

Një nga problemet që vazhdon ta përcjellë gjendjen e mjedisit në Kosovë është edhe prezenca e deponive të egra.

Me qëllim të evidentimit dhe regjistrimit të deponive të egra, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, gjate vitit 2022 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunave dhe zyrtarëve të kompanive rajonale, ka bërë evidentimin dhe regjistrimin e deponive të egra në 38 komunat e Kosovës.

“Regjistrimi i deponive është bërë duke i marrë për bazë dy karakteristika: madhësinë dhe kompozicionin e mbeturinave. Sipas madhësisë deponitë janë klasifikuar në tri kategori: deponi të mëdha, të mesme dhe të vogla. Ndërsa sipas kompozicionit të mbeturinave, deponitë janë klasifikuar në: (a) deponi të mbeturinave komunale; (b) deponi të mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit; (c) deponi të mbeturinave të rrezikshme; (d) deponi të mbeturinave të vëllimshme; dhe (e) deponi të mbeturinave të tjera. Në këtë proces në 38 komuna janë regjistruar gjithsej 763 deponi të egra të madhësive të ndryshme, ku dominojnë kategoria e deponive të vogla me gjithsej 270 të tilla, ndërsa sipas kompozicionit dominojnë kategoria e emëruar si të tjera me 40%. Në rajonin e Prizrenit është regjistruar numri më i madh i deponive të egra me gjithsej 187. Kurse në rajonin e Gjakovës është regjistruar numri më i vogël i deponive me gjithsej 30 deponi. Ndërkaq sipas komunave, numri më i madh i deponive të egra është regjistruar në komunën e Lipjanit me gjithsej 88 deponi, e prirë nga komuna e Malishevës me 84 deponi, kurse në Komunën e Vitisë dhe Junikut nuk është regjistruar asnjë deponi e egër. Duhet të theksohet se vit pas viti është duke u shënuar progres i theksuar në pastrimin e deponive egra, dhe poashtu gjithnjë e më pak shohim se po krijohen deponi të reja. Në këtë progres ka ndikuar angazhimi i shtuar i komunave dhe kompanive të menaxhimit të mbeturinave, por edhe rritja e vetëdijes qytetare për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.  Kështu, krahasuar me 1184 deponi të egra të regjistruara në maj 2021, në regjsitrimin e fundit të realizuar në qershor 2022 numri i deponive të egra  ka shënuar një rënie prej 426, pra janë evidentuar dhe regjistruar 763 deponi të egra gjithsej në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Sipas Agjencionit, krahasuar me 1184 deponi të egra të regjistruara në maj 2021, në regjsitrimin e fundit të realizuar në qershor 2022 numri i deponive të egra  ka shënuar një rënie prej 426, pra janë evidentuar dhe regjistruar 763 deponi të egra gjithsej në nivel vendi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img