Personat që kanë probleme të kujtojnë diçka, duhet të presin deri pasdite.
Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Tokios kanë zbuluar se memoria është më e dobët në mëngjes apo në momentin që zgjoheni nga gjumi, transmeton Telegrafi.
Ekipi hulumtues ka deklaruar se përgjegjës për këtë mund të jetë një gjen i caktuar.
Përveç gjenit, ekipi beson se edhe ora e brendshme e trupit që është përgjegjëse për rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit nga gjumit ndikon në mësim dhe formim të memories.
Ekspertët thonë se njerëzit i harrojnë gjërat sepse nuk i kanë mësuar siç duhet – sikurse është rasti me emrin e një personi që e harroni në momentin që ju prezantohet.