1.6 C
Pristina
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

spot_img

Problemet në numërimin e votave, Jakaj: Në fund procesi do të jetë i dëmtuar

Hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj, ka bërë me dije se vonesat në procesin numërimit të votave për kandidatët për deputet do të lëndojnë procesin zgjedhor.

Ai ka vlerësuar se përgjegjës për këto vonesa në proces është KQZ-ja.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Jakaj ka thënë se këto vonesa mund të shfrytëzohen nga ndonjë parti politike për kontestimin e rezultatit zgjedhor.

“Në fund procesi do të jetë i dëmtuar, do të lë shije të keqe për të cilin përgjegjës është KQZ-ja, përbërja edhe politike por edhe sekretariati i KQZ-së. Në fund do të lë shije të keqe dhe do ta lëndojë procesin në kuptimin që në fund edhe partitë politike mund t’i kontestojnë rezultatet zgjedhore. Prej vitit 2013-2014 është krijuar standardi që asnjë parti nuk i ka kontestuar politikisht zgjedhjet, i ka kontestuar në mënyrë ligjore”, ka thënë Jakaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img