-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Problemet me Turqinë, kryeministri suedez: Vendi do të anëtarësohet në NATO pas Finlandës

Kryeministri i Suedisë Ulf Kristerson deklaroi këtë të martë në një konferencë për shtyp se Finlanda mund të anëtarësohej përpara Suedisë në Nato pasi kërkesa e Helsinkit  mund të ratifikohej më shpejt se ajo e vendit të tij.

Kristerson deklaroi se arsyeja e cila nuk do ti lejonte të dy vendet të anëtarësoheshin njëkohësisht lidhet me probelemet që Suedia ka me Turqinë, ku kjo e fundit akuzon Stokholmin se strehon militanët kurd dhe grupe të tjera të cilat për Ankaranë janë kërcënim i sigurisë kombëtare.

“Siç e kanë dëgjuar të gjithë javët e fundit, nuk përjashtohet mundësia që kërkesat për anëtarësim në Nato të Suedisë dhe Finlandës të ratifikohen në kohë të ndryshme.

Turqia e ka bërë të qartë se ata nuk kanë asnjë problem me ratifikimin e kërkesës së Finladës, problemi qëndron me Suedinë. Ka pasur përpjekje dhe bisedime me tone të ndryshme për të bindur palën turke.

Teksa shohim si po shkojnë gjërat, probabiliteti që Finlanda të anëtarësohet përpara Suedisë në Nato është i madh,” tha ai.

Përgjatë fjalës së tij, Kryeministri Suedez Ulff Kristerson  deklaroi se ka qënë e qartë që në samitin e Madritit se rrugëtimi i Finlandës për tu anëtarësuar në Nato ka qenë më i qetë.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk kanë ratifikuar ende pranimin e dy vendeve në aleancën veri-atlantike.

Kryeministri suedez deklaroi përgjatë konferencës për shtyp se antarët e alenacës po ushtrojnë presion mbi Ankaranë në mënyrë që ajo të përshpejtojë procesin e ratifikimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img