Site icon PrishtinaPress

Problemet e Listës Serbe me certifikimin për zgjedhje

Përfaqësuesit e LVV-së në KQZ nuk do të votojnë për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe nëse ky subjekt paraprakisht nuk i plotëson disa pika të kërkuara.

Për t’u certifikuar një parti politike nevojiten 2/3 e votave të anëtarëve, respektivisht 8 sosh nga 9 sa janë aktualisht. Rrjedhimisht pa dy votat e LVV-së certifikimi i LS-së është i pamundur të ndodhë, pasi që presidenti Hashim Thaçi ende nuk i ka emëruar të gjithë anëtarët e KQZ-së, shkruan “Zëri”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka arritur ta përfundojë certifikimin e partive politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Ndonëse anëtarët e KQZ-së votuan rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (PRPPC) për kandidatët e PDK-së e të LVV-së, nuk vepruan njëjtë edhe me kandidatët e Listës Serbe (LS), shkruan më tutje “Zëri”.

Kjo pasi që përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë institucion deklaruan se nuk do të votojnë për certifikimin e LS-së derisa kjo e fundit nuk distancohet nga përmbajtja e letërdorëheqjeve të ish-kryetarëve serbë, të cilët i ishin referuar Kosovës me termin “Kosova e Metohija”.

Exit mobile version