Probleme teknike në ASHI, e-maile të vjetra të institucioneve u dërgohen mediave

58
Advertisement

Email-e të shumta të institucioneve kanë arritur sot në adresë të mediave. Por këto posta elektronike rezultuan të jenë të datës 25, 27 e 29 shtator 2020.

Advertisement

Një nga email-at e pranuara në redaksi është edhe ‘Deklarata për media e Presidentit të Republikës së Kosovës në lidhje me Specialen’ si dhe disa të tjera të prokurorive e gjykatave.

Lidhur me këtë ka reaguar Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, ku kanë bërë të ditur se kjo ripërsëritje erdhi si pasojë e një problemi teknik të postës elektronike zyrtare, që menaxhohet nga kjo agjenci, raporton Indeksonline.

“Ju njoftojmë se e-maili të cilin e keni pranuar sot, më datë 12.10.2020: “Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës”, e lëshuar për media më 25 shtator 2020, është ripërsëritje e paqëllimshme. Kjo ka ardhur si pasojë e një problemi teknik të postës elektronike zyrtare, që menaxhohet nga ASHI”, u tha ndër të tjerash në njoftim.

PostAdssFotoja e reklamës