Site icon PrishtinaPress

Problem i ri në Real Madrid, largohet Ramos?

Nuk ndalen problemet gjatë këtij sezoni te skuadra e Real Madridit.

Nuk ka paqe në zhveshtoren e Real Madridit. “Los Blancos” janë duke u ballafaquar me një problem të pazakonshëm me kapitenin Sergio Ramos.

Mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi ka kërkesa të larta për vazhdimin e kontratës në Santiago Bernabeu, përcjell prishtinapress.eu

Ramos kërkon 18 milionë euro në vit për vazhdimin e qëndrimit në Real Madrid deri në vitin 2021.

Por, kërkesa e tij nuk është duke u konsideruar nga presidenti i klubit, Florentino Perez i cili ka filluar ta mendojë edhe atë që deri vonë ishte e pamundur të imagjinohet, shitjen e Ramosit në fund të këtij sezoni.

Exit mobile version