KB Prizreni po vazhdon të përforcohet për sezonin e ardhshëm.
Klubi prizrenas ka prezantuar sot reprezentuesin e Kosovës, Musab Mala, shkruan Gazeta Express.
27-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Trepçës. Ai në të kaluarën ka luajtur edhe te Rahoveci, Bashkimi, Lipjani dhe Borea.
Përveç Malës dhe përforcimeve tjera, klubi ka paralajmëruar se në javët në vijim do t’i prezantojë edhe dy basketbollistë të huaj, të cilët i vlerësuan si “super përforcime”.
Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit (pa ndërhyrje):
“Super transferi i skuadres këtë edicion pa dyshim që do jetë Musab Mala.
Musab Mala emër i njohur në basketbollin e Kosovës i cili tash gjendet në përfaqësuesën e Kosovës do jetë përforcim superior për skuadrën bardh e zi.
27 vjeqari vjen nga skuadra e KB Trepça ndërsa në të kaluarën ka djersitur fanellat e skuadrave të Rahovecit, Bashkimit, Lipjanit, dhe Borea.
Mala me entuziazëm të madh pret debutimin me skuadrën por edhe klubi ndihet shumë komod që në rradhët e veta ka shtuar një super lojtarë e super personalitet.
Welcome in #oneteam Musab Mala #6.
Nuk mbarrojm me kaq, në javët në vijim do i prezantojm edhe dy super përforcime të huaj!”.