Një person në fshatin Konjushë të Prizrenit është sulmuar nga katër persona.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
” Viktima mashkull kosovar ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./PrishtinaPress/