Numri i aksidenteve në trafik është rritur shumë. Pothuajse në shumicën e rasteve, aksidentet shkaktohen si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.
Kështu ka ndodhur edhe të premten në Prizren, ku një përson është vetaksidentuar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ajo që është më e pazakontë është se shoferi i dyshuar ka braktisur edhe veturën dhe ka ikur në këmbë.
Përveç që shkaktoi aksidentin, i dyshuari është futur në telashe dhe për shkak të posedimit të subtancave narkotike.
Në vendin e ngjarjes, njësia policore ka gjetur një sasi të marihuanëës, që është sekuestruar si provë materiale.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.