1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Prizren, sot hapet edicioni i stripit dhe karikaturës

Në qytetin e Prizrenit nga sot dhe deri më 31 korrik, hapet edicioni i trembëdhjetë ndërkombëtar i stripit dhe karikaturës me temën “Diaspora në Kornizë të Portreteve”, ku pritet të marrin pjesë artistë nga rajoni dhe Evropa.

Sipas njoftimit të organizatorëve, përgjatë këtyre ditëve të festivalit bashkatdhetarët tanë, si dhe qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë të shohin performanca të shumta të vizatimeve të portreteve , të super heronjve botërorë, si dhe të ilustrimeve të ndryshme. Për këtë ky edicion do të mbahet në dy pjesë të qytetit, si në sheshin shadërvan dhe në galerinë Hamam.

Edicioni organizohet nga shoqata të strp artistëve “Xhennet Comics” nga Prizreni, në të cilin do të marrin pjesë Yasar Firat nga Turqia ( Red Leaf Comics-SHBA) ,Nikola Temkov , Toni Anastskovski dhe Smile Cvetanovski nga Maqedonia, Halit Kurtulmus Aytoslu ,Turqi (PDH Bursa, Shoqata e Karikaturistëve Turk),Walex Aleksandrov nga Bulgaria(PDH Bulgaria ,FECO),Erdogan Karayel ,Gjermani(“Don Quichoute”),karikaturisti i njohur Shqiptarë që jeton dhe vepron në Itali Agim SULAJ, artistët Endri Beqo, JoanPopli dhe Vilson Haxhirajnga Shqipëria. Artistët nga Kosova Erdina Fetahu, Dilara Kogjakatët dhe Gani Sunduri.
Si pjesë e festivalit do të do të jenë prezentë edhe drejtori i Organizatës të karikaturistëve botërore “Don Chickoute” nga Gjermania, Erdogan Karayel, dhe do të ekspozon ekspozitën botërore “Quo Vadis Europe” me rreth 50 punime./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img