Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur ditën e shtunë në Prizren.
Rrahja mes tyre ka ndodhur në një parking, ku tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore.
“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar, dy prej tyre meshkuj shtetas të huaj të cilët janë me leje qëndrim të përkohshëm, ata kishin një mosmarrëveshje rreth një parkingu dhe janë rrahur në mes vete. I dyshuari i parë gjatë përleshjes ka përdore një mjet të rrezikshëm ‘Sëpatë’ e cila është konfiskuar. Tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.