8.6 C
Pristina
Monday, March 31, 2025

Buy now

spot_img

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren dhe Drejtorinë për Krim të Organizuar, duke zbatuar masat e veçanta të hetimit dhe vëzhgimit, kanë realizuar kontroll në regjionin e Prizrenit, me ç’rast kanë arrestuar dy të dyshuarit E.K., dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja”.

Sipas një njoftimi nga ana e Prokurorisë, E.K., dhe B.K., që nga muaji shkurt i vitit 2021, e në vazhdimësi, kontraktuan shuma dukshëm jopropocionale në këmbim të shërbimit për viktimën E.G., duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, papërvojën ose paaftësinë për të kuptuar pasojën, në atë mënyrë që i japin viktimës para në formë të borxhit me kamata të paligjshme (fajde), të cilat kamata vazhdojnë t’ia rrisin pandërprerë sa herë që viktima has në vonesa të kthimit të parave.

Në këtë rast, viktima E.G., nga muaji shkurt i vitit 2021 e deri në muajin shkurt të vitit 2025, ka paguar kamata mujore në shumë prej 1650 euro, e cila kamatë ka arritur vlerën mbi 25 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

“Po ashtu, i pandehuri E.K., me datë 18.03.2025 i dërgon sms viktimës E.G., duke i thënë se i ke borxh 13,650 € (trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro) ose e bartë banesën tek noteri në emrin e tij. Të njëjtit, me datë 26.03.2025 takohen në njërin prej lokaleve në Prizren, dhe pas bisedës rreth borxheve dhe kamatës, të pandehurit nga viktima marrin edhe 10,000 € (dhjetë mijë euro) me ç’rast intervenon policia dhe të njëjtit arrestohen”.

“Gjithashtu, i pandehuri B.K., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vehte përdorë forcën duke detyruar të dëmtuarin E.G., të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi nuk ka qenë në gjendje për ta realizuar kthimin e borxhit që ka rezultuar nga dhënia e fajdesë, në mënyrë të dhunshme ia merr automatin Golf VII, ia heq nga dora orën të dëmtuarit në vlerën prej 1300 € si dhe e kërcënon se nëse nuk paguan borxhin dhe kamatat e lartcekura do të shkojnë tek noteri për ta bartur banesën e të dëmtuarit  në posedim të  tij.  Me këto veprime, kryen veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së. Gjithashtu, i pandehuri E.K., në kundërshtim me ligjin për armët, posedon një (1) pistoletë dhe 13 fishekë, një (1) pushkë ajrore dhe një (1) fishekë të armës së gjatë, si dhe 42 fishekë të pistoletës 9×19 mm, dhe një (1) karikator të zbrazët. Me këto veprime kryen veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.

Me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të pandehurve E.K., dhe B.K., policia ka arritur të sekuestrojë të holla në shumën totale prej 24.700 euro, një pistoletë me 13 fishekë, një automjet “Mercedes 2024” C, 42 fishekë, një karikator i zbrazët, një pushkë ajrore dhe një fishekë të armës.

Për të pandehurit e arrestuar, Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img