Një person në fshatin Korishë të Prizrenit ka raportuar në polici se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në objekt, respektivisht në zyrën e lokalit dhe sipas ankuesit kanë marrë një shumë të hollash në vlerë të konsiderueshme.
Organet e rendit njoftojnë se lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.