1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Prizren: Burri narkoman ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, ajo detyrohet të kërkojë ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në një familje në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar shqetësim e frikë.

Rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka dhënë detaje për dhunën që ka përjetuar për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që ka pasur me burrin.

Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë rast është se i dyshuari është përdorues i narkotikëve dhe kjo situatë e ka alarmuar viktimën, e cila vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.

Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img