Një person është arrestuar nga policia në Prizren.
Dyshohet se ai pas një mosmarrëveshje në komunikacion, si pasagjer ka dalë nga vetura dhe e ka therur me thikë një këmbësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se viktima A.M, 27 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.
27-vjeçari ishte therur me thikë në qafë.