Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë më të shkurta se ditët paraprake.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Medarë po pritet deri në dy orë, ndërsa kolona shënohet deri në 800 metra.
Të Dheu i Bardhë po pritet deri në një orë e gjysmë dhe në Jarinje deri në gjysmë ore.
Pikat tjera nuk janë dhe aq të ngarkuara.