Site icon PrishtinaPress

Pritjet për dalje nga Kosova, në Merdare kolonat deri në 4.5 kilometra

Mërgimtarët vazhdojnë të kthehen nga Kosova në vendet e tyre në Perëndim.

E një gjë e tilë ka bërë që fluksi i kalimeve në kufirin në Merdare të jetë absolutisht i lartë.

Një gjë e tillë ka shkaktuar kolona të gjatë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të dhënat e sëcilës publikohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kolona në Merdare është deri në 4,5 kilometra.

Ndërsa pritja për të kaluar kufirin është deri në 7 orë (420-430 minuta).

Exit mobile version