Site icon PrishtinaPress

“Pritjes i erdhi fundi”/ Motra e Luizit mbërrin në Shqipëri, çfarë do të thotë kjo për këngëtarin

Motra e këngëtarit që është kthyer në një nga banorët më të pëlqyer brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Luiz Ejlli ka nënkuptuar përmes disa postimeve në rrjetet sociale se një surprizë e madhe mund të jetë duke ardhur për të vëllanë.

 

 

Ina, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Insta Story ka treguar se ka ardhur në Tiranë, ndërsa po ashtu ka vizituar edhe qytetin e origjinës së familjes Ejlli, Shkodrën.

“Pritjes i erdhi fundi”, shkroi ajo duke shoqëruar një fotografi të aeroplanit me të cilin mbërriti në Rinas, ndërsa besohet gjerësisht se ajo mund të jetë ftuar në Shqipëri për t’i bërë një tjetër surprizë Luizit mbrëmjen e së martës.

Exit mobile version